12 mijë dollarë për ta parë Messin në finale, çmimet e biletave për finalen e Inter Miamit rriten në mënyrë ‘qesharake’
Çmimet e biletave janë rritur deri në 12 mijë dollarë për finalen e Kupës së Ligës në Amerikën Veriore, atje ku skuadra e Lionel Messit, Inter Miami, do të takohet me Nashville në fundjavë.
Tifozët amerikanë nuk duan të humbasin shansin e artë për të parë potencialisht argjentinasin duke ngritur trofeun e tij të parë që kur u bashkua me ‘Herons’ në verë, gjë që ka çuar në një kërkesë të çmendur për bileta. Në fakt, ata kanë vënë çmim më të lartë të biletave se sa të Ligës së Kampionëve, ku Manchester City mundi Interin për të fituar titullin e tyre të parë kontinental.
Ndërsa vendet me çmimin më të ulët u shitën me 77,50 dollarë gjatë finales së Ligës së Kampionëve në stadiumin e Lojërave Olimpike Ataturk, biletat më të lira për ndeshjen Nashville kundër Inter Miami janë aktualisht në dispozicion për 484,45 dollarë në Ticketmaster. Ndërsa, ulëset më të mira në stadium shiten me një çmim astronomik 12,075 dollarë!

Para-shitja e anëtarëve të biletave të sezonit përfundoi të mërkurën në orën 14:00 ET dhe biletat e publikut të gjerë mbërritën një orë më vonë. Geodis Park ka një kapacitet prej 30,000 ulësesh dhe pritet të jetë plot të shtunën.

Messi ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e tij në Kupën e Ligës për Inter Miami dhe do të donte të shënonte sërish në finale për ta bërë atë një natë të paharrueshme për veten dhe tifozët.
