10 lojtarët që u bënë me skuadër të re në sezonin 2022/23 por që dëshpëruan - NACIONALE

10 lojtarët që u bënë me skuadër të re në sezonin 2022/23 por që dëshpëruan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për çdo nënshkrim të madh, janë tre të këqija. Por cilët janë lojtarët që dështuan më së shumti në këtë sezon për të bërë ndikimin e tyre në skuadrat e reja.

Nuk është habi se në këtë listë ka më së shumti lojtarë nga Premierliga, por si rrallëherë një numër i madh i lojtarëve që nuk arritën të ambientohen me skuadrat e reja vijnë edhe nga Serie A dhe Bundesliga.

Paul Pogba (Skadimi i kontratës me Manchester United, i transferuar në Juventus)

Kontrata e tij skadoi në Manchester United dhe me shumë zhurmë erdhi te gjiganti italian, Juventus. Por dështoi të tregonte diçka nga aftësitë e tij, për shkak se shumicën e kohës ishte i lënduar, duke u paraqitur shumë rrallë.

pogba Juventus 2022-23

Richarlison (Nga Everton te Tottenham për 58 milionë euro)

Sulmuesi brazilian, Richarlison, i cili bëri sezone të mira te Everton, u transferua verën e kaluar për një shumë relativisht të lartë, por gjatë tërë sezonit 2022/23 shënoi vetëm një gol.

Richarlison react Tottenham Bournemouth 2022-23

Marc Cucurella (Nga Brighton te Chelsea për 65 milionë euro)

Mbrojtësi spanjoll erdhi nga Brighton që nën udhëheqjen e Graham Potter bëri paraqitje të mira, por te Chelsea nuk arriti të bindë asnjëherë edhe pse startoi në 21 ndeshje të Premierligës.

Marc Cucurella Chelsea 2022-23

Kalvin Phillips (Nga Crystal Palace te Manchester City për 49 milionë euro)

Anglezi 27-vjeçar nuk është ndoshta befasi pse dështoi të bënte sezon të mirë. Ai u paraqit vetëm 12 herë për skuadrën e Pep Guardiolës (vetëm dy si startues), kjo edhe për shkakun e kualitetit të lartë në mesfushën e kampionit të Premierligës.

Kalvin Phillips Manchester City bench 2022-23

Mykhailo Mudryk (Nga Shakhtar te Chelsea për 70 milionë euro)

Ukrainasi ishte ndoshta lojtari që bëri më së shumti zhurmë në afatin kalimtar të dimrit, duke bërë që dy skuadra lodineze të shtyheshin për të. Por transferimi i tij te Chelsea për 70 milionë euro doli të ishte i dështuar, me 22-vjeçarin që u paraqit 15 herë duke mos shënuar asnjëherë.

Mykhailo Mudryk Chelsea 2022-23

Sadio Mane (nga Liverpool te Bayern Munich për 40 milionë euro)

Senegalezi kaloi gjashtë vite shumë të sukseshme te Liverpooli, por kalimi i tij te Bayern Munich në verën e vitit të kaluar nuk ishte i frytshëm dhe më shumë zhurmë bëri përleshja e tij me Leroy Sanen sesa paraqitjet e tij te kampioni gjerman.

Sadio Mane FC Bayern 2023

Antony (Nga Ajax te Manchester United për 95 milionë euro)

Braziliani është transferi më i shtrenjtë i afatit kalimtar të verës së kaluar, i cili nuk ka treguar pothuajse asgjë në fushë. Në 25 paraqitje sa bëri për Manchester Unitedin, ai shënoi katër gola.

Antony grimace Manchester United 2022-23

Ryan Gravenberch (Nga Ajax te Bayern Munich për 18,5 milionë euro)

Për 21-vjeçarin holandez pati pritje të mëdha e fjalë të shumta lavdëruese nga kryesia e Bayern Munich, të cilët e cilësuan si një nga talentët më të mëdhenj të kësaj gjenerate, por ai mbeti nën hijen e Joshua Kimmich e Leon Goretzkas.

Ryan Gravenberch Bayern 2023

Charles De Ketelaere (Nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro)

Belgu ishte një nga transferet, nga i cili pritej shumë, me Milanin që e mposhti në garë për të Leicesterin e Leedsin. Por ai në 31 paraqitje për kuqezinjtë krejt çfarë bëri ishte një asistim.

Charles De Ketelaere Milan

Raheem Sterling (Nga Manchester City te Chelsea për 56 milionë euro)

Një nga sezonet më të këqija në karrierë për anësorin anglez, Raheem Sterling, ishte ky te Chelsea. Ai erdhi në verë nga Manchester City, për t’u paraqitur 28 herë e ku shënoi gjashtë gola.

Raheem Sterling Chelsea 2022-23

Lajme të ngjashme