Zëdhënësja e LDK-së: Gjuhë e papranueshme nga pushteti ndaj sindikalistëve - NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së: Gjuhë e papranueshme nga pushteti ndaj sindikalistëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Për këtë situatë ka reaguar, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se është e papranueshme gjuha që pushteti po e përdorë ndaj sindikalistëve.

“Si dikush që ka hyrë në politikë nga fusha e shkencave humane; kjo gjuhë, kjo mendësi, është tërësisht e papranueshme. Sindikalistët janë qytetarët e këtij vendi, ndaj si të tillë duhen trajtuar, duke diskutuar nga afër me ta, kërkesat dhe shqetësimet që i ngrisin, në emër të anëtarësisë së sindikatave që përfaqësojnë. Askush nuk thotë se duhet plotësuar çdo kërkesë që nuk e lejojnë mundësitë; por jam për njerëzoren e pashkëputur nga politika!”, Halimi.

Ky është postimi i plotë i Halimit:

"Njeriu, për të lidhur njeriun, përdori lloj-lloj litarësh, por litari më i fortë doli të jetë litari i bukës" - ky monolog drithërues i aktores së madhe shqiptare Roza Anagnosti, më erdhi ndërmend sot, teksa lexoja gjuhën e urrejtjes së eksponentëve të afërt me pushtetin. Për ta vazhduar edhe më tej absurdin, këto kërcënime të marra në rrjete sociale, për përjashtime masive nga puna të sindikalistëve grevistë - pushteti po i shqyrton seriozisht për t'i bërë politika shtetërore.

Pa e përjetuar nuk do të besoni, se si politikani i vetëshpallur kinse 'i majtë' e 'socialdemokrat', si njeri 'i afërt me klasën punëtore' - sot si kryeministër, thuajse i ka shpallur armiq, të njëjtit sindikalistë të cilët i përkrahte hapur nga 'llogoret' opozitare. Me sa duket, edhe këta paskan qenë thjesht 'mjet pune' dhe instrument për të ardhur në kolltukun e sotëm të pushtetit. Po i kërcënon pa i pranuar madje si palë dialoguese, duke ua hedhur poshtë çdo shqetësim.

Si dikush që ka hyrë në politikë nga fusha e shkencave humane; kjo gjuhë, kjo mendësi, është tërësisht e papranueshme. Sindikalistët janë qytetarët e këtij vendi, ndaj si të tillë duhen trajtuar, duke diskutuar nga afër me ta, kërkesat dhe shqetësimet që i ngrisin, në emër të anëtarësisë së sindikatave që përfaqësojnë. Askush nuk thotë se duhet plotësuar çdo kërkesë që nuk e lejojnë mundësitë; por jam për njerëzoren e pashkëputur nga politika!

Lajme të ngjashme