Trupi i pajetë i Hamide Magashit mbërrin në shtëpi, familjarët bëhen gati për varrim
Trupi i pajetë i Hamide Magashit, 35 vjeçarës shtatëzënë që dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj është bërë gati të përcillet për në varrezat e fshatit Llugaxhi.
Siç shihet në një video të publikuar nga gazeta Insajderi, në oborrin e viktimes janë qindra qytetarë të cilët po i shkojnë nga pas makinës të cilën po e mbartë viktimën.
Në këtë video shihen qindra qytetarë, përfshirë familjarët e viktimës, të cilat kuptueshëm janë të mërzitura.