Vrasja në QKUK: Kryeprokurori i Ferizajt s’jep informacione, nervozohet nga pyetjet e gazetarit të Nacionales
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka refuzuar të flas, për Gazetën Nacionale, kur është pyetur, se kush ka qenë prokuror i rastit, për kanosjen e gruas, që tashmë është vrarë përballë Gjinekologjisë.
“O ti gazetar, të përshëndes, se e kemi lëshu dje një komunikatë, të përshëndes.”
Nacionale ka insistuar për detaje, më të hollësishme për rastin, mirëpo Jashari e ka mbyllur telefonin.
Kujtojmë se tashmë i dyshuari kryesor për vrasje, Sokol Halili edhe pse kishte aktakuzë për kanosje, e edhe për armëmbajtje pa leje, ai asnjëherë nuk kishte shkuar në paraburgim.
E sot para pak kohësh, vetë ministrja Haxhiu, ka kërkuar dorëheqje brenda Prokurorisë, për dështim, siq tha ajo të këtij digasteri të drejtësisë.
Ajo tha se prokurori duhet të ofrojë përgjegjësi.
“Duhet të jepet arsyeja se kur kërkohet dorëheqja e dikujt, Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatit. Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejt që t’i kërkojë prokurorit të veprojë. Ministria e Drejtësisë nuk të drejtë që të shkarkojë prokurorë ose gjyqtarë. Kjo qasje është e papranishme, nuk ka pas Qeveri që e ka trajtuar me më seriozitet këtë temë, lufta është e vështirë, por nuk është e pamundur. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi proceduar në Kodin Penal ndryshimet, kanë thënë që këto ndryshime i shkelin të drejtat e njeriut. MD me kompetencë të plotë i ka kryer të gjitha përgjegjësitë, dështimi është te sistemi i drejtësisë, krimineli në korrik të këtij viti, prokuroi e ka liruar në procedurë të rregullt, nuk ka asnjë shkarkim as dorëheqje. Të japin përgjegjësi ata që nuk i kanë kryer detyrat”. – theksoi zonja Haxhiu.