Vrasja në QKUK, Mushkolaj: Kryeministri po sillet si përfaqësues i ndonjë OJQ-je
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj statusit skandaloz të kryeministrit Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga ish-burri i saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe pas kësaj vrasje tragjike kryeministri Kurti po sillet si përfaqësues i ndonjë OJQ-je.
“Lexojeni edhe një ligjëratë koti të kryeministrit. Përballë një rasti tragjik, për të cilin kanë përgjegjësi institucionet, ai vazhdon të sillet si aktivist, si përfaqësues i ndonjë OJQ'je”, ka shkruar Mushkolaj.