Vrasja në Klinë: Çfarë dihet për rastin? - NACIONALE

Vrasja në Klinë: Çfarë dihet për rastin?

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person i moshës rreth 50 vjeçare ka vdekur të shtunën në fshatin Bokshiq të Klinës, pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.

Policia ka konfirmuar se viktima ndërroi jetë para se të nisej për në QKUK nga Spitali i Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë deklaruar:

“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetë një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda”.

“Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion”.

“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”,

Ndërkohë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se viktima ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist i kësaj partie.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme