"Vrasësja" ime me shami! - NACIONALE

"Vrasësja" ime me shami!

1 vit më parë

nga Kimete Berisha

Sa e sa frontet i kanë hapur shqiptarët, dhe të gjitha në terrenin e tyre!

Pa qenë i dështuar nuk hap fronte në terrenin tënd, duke i pas përballë (jo armikun), por njerëzit e t’u.

Duke u bërë gati për Luftën e Tretë Botërore, Albin Kurti për ta lajthitur Rusinë, e ka hapur edhe një luftë tjetër fetare – “Fronti për lejimin e shamisë në shkolla”.

Shamia në shkolla lejohet - por duhet të shtiremi gjoja se nuk lejohet.

Rusia, e lidhur shpirtërisht me shtetet islamike, zbutet kur e merr haberin se qeveria Kurti po ia nderon politikat e vëllezërve të tij myslimanë.

(Se askush ende nuk e ka shpjeguar pse ortodoksët janë shpirtërisht dhe materialisht më të lidhur me myslimanët sesa me katolikët).

Në kuadër të kësaj taktike luftarake, kryeministri e ka organizuar ushtrinë e tij paramilitare (digjitale) që të improvizojnë presion publik ndaj tij, në Facebook, me kërkesën për ndryshimin e Udhëzimit administrativ për shamia.

Kjo betejë është e rrejshme, sepse shamiat lejohen, edhe pa udhëzim administrativ, nuk ka shkollë që nuk ka vajza me shamia.

Ministresha de fakto po e shkel udhëzimin administrativ, e de jure, ky udhëzim po shfrytëzohet nga qeveria e Kurtit për t'i përdorë politikisht shamiat e vajzave.

Në vend të raketave - shamia.

Udhëzimin administrativ për ndalimin e shamive nuk e përfill asnjëri.

Në gjimnaz, në shkollën e mjekësisë, në shkolla fillore, gjithkund shkojnë vajzat me shamia, të papenguara.

Se, disa luftëtarë të shamiave nuk e kanë pritur shtetin, e kanë arritur qëllimin e tyre me metoda të tjera, primitive por efikase.

Se, sa herë mban çehre, ia tregon tjetrit vendin dhe kufirin tënd, pra sa herë sillesh keq me shqiptarët - ndahesh më mirë.

Kryeministri nuk i tutët Rusisë - po i tutët shamisë.

Ndodh kjo, Napoleoni ka pasur frikë nga macet.

P.S. Për mua është gjest shumë primitiv të ndërhysh në besimin e tjetrit, dhe t'ia ndalosh dikujt të bartë shami.

Por, përkrahja ime publike për shamia ka hasur në një avokate islamiste e cila, në vend se të më falenderohet për përkrahje, ajo e ka mohuar ekzistencën time.

Unë me fustan mini...e me bukë – ajo myslimanja me shami, e me gur.

Unë besoj shumë, ende pres mrekulli, lëre më këso gjëra primitive me shamia....Askujt nuk ia jap dorën për besim në Zot (e zotëra).

Mbulohu sa të duash.

Jam duke menduar ta padis avokaten myslimane për mohimin e ekzistencës sime, për thirrje dhe për insistim publik që unë "nuk ekzistoj".

Se dikush, sherri i saj, mund të më vras, me bindjen se s'po më vret, se "nuk ekzistoj".

Kur je "e mirë", të urrejnë aq fort, sa preferojnë ta bindin veten se "Ti nuk ekziston".

Sepse, e xhelozojnë edhe Zotin, çmenden nga “vepra e Tij”.

Vetëm kështu, duke e mohuar ekzistencën tënde, e qetësojnë mendjen e tyre të errët.

Kur nuk të vrasin fizikisht, mundohen ta bindin veten se ti nuk "ekziston", se s'është e mundur, s'ka logjikë të ekzistojë dikush 'kaq i mirë'.

Edhe femër, edhe me flokë të gjata - edhe t'i bësh njerëzit të qeshin e të qajnë me shkrimet e t'ua - nuk shkon.

(Kështu mendon vetëm dikush që në jetën e tij më ka lexuar vetëm mua, e nuk e ka lexuar Kadarenë,

Dostojevskin, Dylan Thomas...e gjeni të tjerë).

Edhe kjo është një lloj vrasje.

Unë mendoj se një avokate shqiptare me shami ka tentuar 'zhdukjen time', duke më mohuar.

Dhe, ndoshta, do të kërkoj drejtësi!

- Asnjë cukël, asnjë shami, asnjë lutje nuk të shpëton nga mëkatet. Kot.

Fetishizoje shaminë sa të duash, por ajo nuk është armë që të mbron nga vetvetja, asgjë nuk e fsheh shpirtin tënd të keq....se shpirti nuk mbulohet me asgjë.

Me shamia, pa asnjë dyshim ia shëron xhelozinë patologjike burrit tënd (të pabesë) dhe i mbulon flokët e t’ua, që askush s'ka mall të t'i shoh.

ama mëkatet nuk i mbulon, as nuk është shamia mburojë që të mbron nga mëkatet, sepse njerëzit më të pashpirt (më të pa rahmet) gjithmonë i gjen në rendin e parë të xhamisë.

Di të jem edhe më e poshtër, të them shembull se shaminë e keqpërdorin agjentë të ndryshëm anti-myslimanë dhe anti-shqiptarë, por nuk po them...

Lajme të ngjashme