Ditari i Kosovës: Shfaqjet e dështuara të Albin Kurtit!! - NACIONALE

Ditari i Kosovës: Shfaqjet e dështuara të Albin Kurtit!!

10 muaj më parë

nga Kimete Berisha

Shkruan: Kimete Berisha

1. Glauk Konjufca gjithmonë kujdeset që të na tregojë se çfarë ka dashur të thotë 'autori' Albin Kurti dhe qeveria e tij.

- Hajdari e ka vjedhur bukë rezervë të popullit, pa qëllim të keq;

(se edhe rruga për në ferr është shtruar për qëllime të mira)

- Kusari s'ka bërë asgjë 'të keqe' kur ka negocuar me terroristët serbë kundër veteranëve rë UÇK-së!

- Nagavci i ka vonuar librat e nxënësve...se 'gjërat e mira' vijnë ngadale.

Dhe se askujt nuk i bëhet vonë për ato libra të palexueshme.

Kauza e opozitës me 'librat e vonuara' ishte kauza më qesharake që ka ndodhur ndonjëherë.

- Si hoxha që i thjeshtëson fjalët e Zotit, edhe Glauku na ndihmon për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë qeveria Kurti.

Nganjëherë, kur Peci ndodhet në kallamoq, Glauku e deshifron edhe Presidenten.

- Dje Glauku tha se Amerika dhe Evropa duan ta bosnjëzojnë Kosovën, ama që këta nuk po i lejojnë.

2. Por, Kosova është e bosnjëzuar, është e ndarë, e izoluar, e varfër, e vjedhur, e prapambetur, e paarmatosur, është shtet i dështuar që jeton prej vitrave, prej diasporës...

dhe se Albin Kurti e ka shndërruar qeverinë e tij në sallë të dasmave.

Se të mos ishte e bosnjëzuar, Kosova nuk do të varej nga negociatat me Serbinë.

Albin Kurti negocon me Vuçiqin për të ardhmen e Kosovës, se për çfarë tjetër bisedon me të, jo për të ardhmen e Serbisë.

Pra, vet pjesëmarrja e Albin Kurtit në negociata me Serbinë është kompromis për Kosovën, është 'bosnjëzim'.

Fjala 'negociatë', flet vet.

Glauku nuk i shpjegon të gjitha, na kursen nga dija e thellë, nuk na tregon për shembull pse derisa e morën pushtetin ishin kundër negociatave - për Vetëvendosjen!

Se sikur Kosova të ishte shtet 'më i mirë se Bosnja', Albin Kurti nuk do të negoconte ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Dhe, duke 'dashur' të ujdiset me Vuçiqin, i prishi raportet me BE-në dhe Amerikën.

Kaq takt, mençuri, e marifet, ka.

3. Nga Glauk Konjufca pres që të na tregojë edhe se çfarë ka dashur të thotë Jahja Koka kur tha në Kuvend se:

Për vdekjen gjithmonē është mërzi të flitet, por për vdekjen e Ferid Muratit është 'kënaqësi' të flitet'!

4. Gjatë qeverisjes Kurti ka humbur 'gjaku i Astrit Deharit në laboratorin e Albulena Haxhiut', por babai i të ndjerit ende nuk është hidhëruar as me Albin Kurtin, as me Albulena Haxhiun.

Kur e jep gjakun tënd për pushtetin e Albin Kurtit, me të vërtetë kjo quhet dashuri.

Sot babai Dehari e këshilloi kryeministrin që të jetë më bindës kur gënjen, por menjëherë u pendua dhe e fshiu nervozën me kryeministrit, e fshiu protestëm e vet sikur shiu i rrëmbyeshëm, kur e pastron gjakun.

5. Se shqiptari edhe karrigien e plazhit e përjeton si pushtet dhe kur ulet në të menjëherë i shikon nga lartësia popullatën e plazhit publik që nuk kanë të paguajnë çadrën e diellit.

S'ka më primitivë dhe më të kompleksuar...

6. Shumë rrena.

Mashtrime pa fund.

Padije më e madhe se qielli.

Nuk më mjafton më asnjë fe, asnjë besim, asnjë dashuri, asnjë premtim...

Fjalët janë thyer si gjethja e tharë në vjeshtë, prandaj shpirti po qan.

Secili besim dhe secili zakon e ka humbur kuptimin, dhe ka nevojë të rishkruhet...

Nuk mjafton asnjë film, asnjë dramë asnjë poezi që e mbush shpirtin me shpresē.

Më asgjë nuk mjafton.

Më duhet një definicion i Ri, kam nevojë për një besim të Ri, një besim që askush nuk merr guxim ta shpjegojë.

Më pengon që 'Zoti i mundon të dashurit e vet'?

E pyeti një njeri i mërzitur një hoxhë (Adem Ramadani e kishte shpërndarë përgjigjen e mjerëp të hoxhës):

'Pse njeriut të keq i plotësohet dëshira menjëherë, e njeriut të mirë nuk i plotësohet dëshira?

- Hoxha u përgjigj : Sepse Zoti ka dëshirë ta dëgjojë njeriun e mirë kah i lutet...e njeriut të keq, tha, ia plotëson shpejt dëshirën sepse nuk ka dëshirë t'ia dëgjojë zërin (që vet ia ka krijuar).

- Shih ti çfarë ka mbetur ta qetësojë shpirtin tonë.

O Zot i Madh, sa e vogël Dashuria!

Si po duron!

As vargje të bukura ku ta varësh shpirtin derisa t'i thahen lotët...

As barazi para Zotit në Qiell, as barazi para Ligjit në Tokë.

- Ka qenë një herë një dashuri që na mashtronte derisa na zinte gjumi...por tash 'ajo' dashuri u bë monedhë për të blerë sende...

Të gjithë po flasin shumë, dhe përnjëherë...

e fjalët e tepërta (i ndalon edhe Libri i Shenjtë).

Fjalët e tepërta e kanë shkatërruar letërsinë, miqësinë dhe gazetarinë.

Hesht.

Pusho.

Mos më fol mua.

Aman.

7. Kur mua asgjë s'më duket mirë, dhe e vetmja rrugëdalje më ka mbetur të largohem nga Rruga,

Lidhja Demokratike ma ofroi një Rrugë të Re!

Unë gjithmonë ndjehem e qetë dhe e sigurtë pranë 'tyre', ndoshta sepse janë të letërsisë dhe të paqes, të atij Rugovës...

Por për sherr, bash kur flitet për Rrugën e Re, kryerari i Prishtinës i mbyll të gjitha Rrugët e kryeqytetit.

Përparim Rama u shërben gurëve, rrasave, kunjave, xhadeve, fotografisë, kurumit dhe mafiaë së ndërtimit, ama jo njerëzve...

Rrugët në Prishtinë nuk u shërbejnë njerëzve, por njerëzit u shërbejnë rrugëve.

Përparim Rama është jopraktik, nuk ka raport me njerëz, nuk punon për njerëz por për shëtitore, për tregtarë të parkingjeve dhe për

poza...

Nuk ia gjen çaren vozitësit...

thjesht është mjeshtēr për mbylljen e Rrugëve dhe krijimin e shetitoreve për clochard-ët.

Dhe, po, na vjedh me Prishtina Parking.

Dhe se është magnet për mbeturina.

Mitrovica, më e varfëra, është më e pastër se Prishtina.

8. Kur kërkoi që t'i bëhet Presidentes dhe Kryeministrit testi për drogë, e kishte parasysh se nëse do t'i bëhej testi Përparim Ramës, do t'i dilte niveli i rritur i gullashit në gjak.

9. Albin Kurtit ia ha macja përsheshin.

Nëse nuk vjedh vet, edhe më keq, ministrat e tij vjedhin në emrin e tij dhe i vjedhin krejt...

dhe ky i amniston, siç i amnistoi kriminelët dhe vrasësit e shqiptarëve Ivanoviçin dhe kriminelët e tjerë serbë.

As nanat e fëmijëve të vrarë ende nuk janë hidhëruar me të, që ua lavdëroi vrasësit e fëmijëve të tyre të masakruar.

Askund asnjë lotore!

10. E vetmja armë që u ka mbetur: frikësimi.

Paramilitarët e Albin Kurtit nuk e dinë se nuk ka gjë më qesharake se sa ta frikësosh njeriun që ka lexuar tri javë ditë pa dalë nga dhoma e vogël që e ka shndërruar në 'burg të leximit',

që është shkolluar në varfëri e në frikë,

pa pare e pa fustan të ri;

udhëve nëpër postblloqe;

e ndjekur, e përndjekur, e arrestuar,

e dëbuar, e mburojë e gjallë, e ndodhur para vrasjes e pushkatimit....

që krejt çka mban në mend përveç ema-e sesa - është luftë, luftë, dhe edhe një luftë...

Është njësoj sikur t'i frikësosh 'të ringjallurit'!

P.S. 'A është Sarajeva aty ku ka qenë dikur;

Apo zemrës sime i përfytyrohet ndryshe;

A ka ndryshuar ndonjë gjë....

Uji i Milackës a është shterur;

Nana ime a është shëruar;

I dashuri a më ka lënë'

@Dino Merlin!

- Të ish bërë së paku 'bosnjëzimi' i këngëve shqipe...që janë bërë si hamame, si nevojtore, si kanta bërlloku dhe si shtëpi publike.

Lajme të ngjashme