Viberi s’është veç për teze e dajë: Grupi i Nacionales bëhet sensacion për pak kohë - NACIONALE

Viberi s’është veç për teze e dajë: Grupi i Nacionales bëhet sensacion për pak kohë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale çdo ditë e më shumë po depërton në mendjet dhe zemrat e shoqërisë kosovare me gazetarinë e saj përmbajtësore. Sidoqoftë, kësaj here Nacionale ka bërë bujë duke u futur mes tezesh, hallash e dajësh të lexuesve në platformën e VIBER-it.

Tashmë, grupi numëron mbi 6 mijë anëtarë – secili më dinamik se tjetri – që i kontribuojnë debatit publik në vend në mënyrë më interaktive se në çdo platformë tjetër.

Komuniteti nuk mendon njësoj për gati asnjë çështje politike, por përbashkohet rreth një flamuri nacional: të mirës publike.

Në këtë grup admin (administrator) do të jetë Berat Buzhala, i cili duket më i frymëzuar se kurrë nga drejtpërdrejtësia e kontaktit me popullin. Dhe, të gjithë anëtarët duken mjaft të etur për të marrë pjesë në debat e për të lexuar artikujt e ndarë me ta në Viber, duke prodhuar një interaksion të paparë deri më tash.

Në njërin nga postimet e bëra nga Buzhala në mëngjesin e sotëm, shkruhet si vijon: “Prej sot do të lexohen komentet në këtë grup, në tekstet e postuara. Ju lusim për gjuhë të moderuar, e jo gjuhë vulgare. Personat që do të përdorin gjuhë të papranueshme do të bllokohen. Mos të mendojnë se jemi gjin të egër.”

Rrjetet e tjera sociale, sidomos Facebook si rrjeti më i madh, kanë ekspozuar një dukuri mjaft negative në debatin publike: profilet e rreme. Këto profile të rreme po operohen nga grupe të panjohura që besohet se janë të lidhura me partitë tona politike, e që përpiqen të ndikojnë në mënyrën se si mendojnë qytetarët e Kosovës. VIBER-i nuk do ta lejojë një gjë të tillë, meqë secili mund të qaset përmes numrit të tij të telefonit.

Secilin që dëshiron të bëhet pjesë e këtij grupi në Viber e ftojmë të klikojë KËTU.

Lajme të ngjashme