Vetëm për 24 orë, katër raste të zhdukjes së grave u raportuan në Policinë e Kosovës
Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për katër raste ku gratë janë raportuar të zhdukuara.
Një rast ka ndodhur në Gjilan, një tjetër në Dragash, një Klinë e një në Pejë.
Në total numri i grave të zhdukura brenda 24 orëve është gjashtë.
Njoftimet e Policisë:
Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
PERSON I ZHDUKUR
· Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar.
· Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00. Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.