Vdesin babai 35-vjeçar me dy fëmijët, 9 dhe 12 vjeç: Detaje për tragjedinë në Malishevë pas shpërthimit të bombolës së gazit - NACIONALE

Vdesin babai 35-vjeçar me dy fëmijët, 9 dhe 12 vjeç: Detaje për tragjedinë në Malishevë pas shpërthimit të bombolës së gazit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Malishevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lumni Graishta, drejtor i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për prindin 35-vjeçar, dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Detaje të tjera për ngjarjen ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme