Vdes një 34-vjeçare në një hotel në Prishtinë, dyshohet se ra nga ballkoni - NACIONALE

Vdes një 34-vjeçare në një hotel në Prishtinë, dyshohet se ra nga ballkoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 34-vjeçare ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit në një hotel në magjistralën Prishtinë-Lipjan. Sipas dyshimeve të para, ajo është hedhur nga ballkoni në katin e dytë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po hetohet.

Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, në lidhje me rastin për “Express” ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Siç ka njoftuar ajo, rasti është inciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti.” – citohet se ka thënë ajo.

Ndërkohë, Nacionale mëson se në kohën kur ka ndodhur rasti, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.

Nacionale tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë detaje nga ky rast. Për të gjitha zhvillimet, pritet të njoftoheni pas pak.

Lajme të ngjashme