Vazhdon greva: Në komunën e Prishtinës, qytetarët kryejnë shërbime në aparatin digjital - NACIONALE

Vazhdon greva: Në komunën e Prishtinës, qytetarët kryejnë shërbime në aparatin digjital

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa punëtorët po e vazhdojnë grevën, qytetarët po kanë nevojë për kryerjen e shërbimeve të përditshme.

Si pasojë që e grevës, në komunën e Prishtinës janë krijuar edhe radhë të qytetarëve, që po pajisjen me dokumente në aparatin digjital.

Fotografi i gazetës Nacionale, Valdrin Xhemaj, ka vizituar ndërtesën e komunës, dhe ka shkrepur disa imazhe.

Greva e punëtorëve po mbahet brenda nëpër objekte, duke kërkuar nga qeveria 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Pavarësisht kërcënimeve nga institucionet se do t’iu ndalen pagat, deri më tash greva ka vazhduar.

Lajme të ngjashme