Vajza e dëshmorit: Kisha pasë dëshirë që ai të jetë vetëm hero im, jo i Kosovës - NACIONALE

Vajza e dëshmorit: Kisha pasë dëshirë që ai të jetë vetëm hero im, jo i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj, ka treguar për mungesën e madhe që ka ndier gjatë gjithë jetës për babanë e saj, i cili është vrarë nga forcat serbe më 12 janarit të vitit 1984.

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, ajo ka rrëfyer jetën e saj pa babain.

Në këtë rrëfim, ajo është ka shprehur edhe zhgënjimet e saj.

Fitore Malja është shprehur se po te pyetej ajo, babai i saj nuk do ta kishte dhënë jetën për Kosovën.

Ajo është shprehur se do të kishte dëshirë që ai të jetë vetëm heroi i saj, jo i Kosovës.

Me m’pas pyet ai mua unë nuk e kisha dhënë për Kosovën, unë kisha pas dëshirë ai të jetë vetëm hero i imi, e jo i Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se mungesa e prindit ka qenë e pazëvendësueshme.

Normal që gjatë jetës sidomos në momente shumë të randësishme gjatë jetës që i ka njeriu pa dyshim se më mungon, domethënë më mungon mendimi i tij, më mungon fjala e tij, më mungon gjithçka por unë mundohem prap që përmes asaj se çfarë ka qenë ai, çfarë ka paraqit, çfarë dëgjoj unë çdo ditë t’i ndjek porosit e tij”, ka rrëfyer ajo.

Më tej, ajo ka treguar për takimet me shokët e prindit.

Sipas saj, këto takime kanë pasur rol edhe në formimin e saj.

Takimet me shokët e babës janë shumë të rëndësishme edhe luajnë një rol shumë të madh tek unë, bile kanë pasur rol edhe në formimin tim se unë sa herë që kam takuar shokët e babait tim unë e kam parë një pjesë të tij”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se mungesa më e madhe ndihet gjatë festave.

Unë muj me thanë që festat që janë gjatë vitit unë nuk i kam adhuruar, nuk jam kanë adhuruese e festave se festat mbledhin familjarët, mbledhin njerëzit e dashur e te ne gjithmonë ka mungu dikush”, ka treguar ajo.

Lajme të ngjashme