Uk Lushi: S`mund të ketë asnjë marrëveshje Kosovë-Serbi pa reparacione
Opinionisti Uk Lushi ka treguar për kërkesat që Kosova duhet të ketë ndaj Serbisë në procesin e dialogut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkoi nga Serbia pagesat e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që nga viti 1945, dëmet materiale të para dhe gjatë luftës 1998-99 si dhe kërkim faljen.
Ai ka thënë se deri me tani këto kërkesa nuk janë pjesë e fjalorit të Kurtit.
“KM Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të kërkojnë nga Serbia: pagesat e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që nga viti 1945, dëmet materiale të para-- dhe gjatë luftës 1998-99 në vlerë 75 miliardë euro dhe, krejt në fund, edhe kërkim faljen. Nuk po dëgjohen këto gjëra në fjalorin e Kurtit, por as nga Glauk Konjufca apo Vjosa Osmani, ndonëse çështje thelbësore, që prej se kanë hypur në kalin e pushtetit. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje Kosovë-Serbi pa reparacione”, ka shkruar ai.