U shtrua iftar për mbi 800 persona, sheshi “Adem Jashari” mbetet me shumë mbeturina – paralajmërohen gjoba - NACIONALE

U shtrua iftar për mbi 800 persona, sheshi “Adem Jashari” mbetet me shumë mbeturina – paralajmërohen gjoba

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë është shtruar iftar për të gjithë besimtarët myslimanë, nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizata “Swiss Barakah Charity”.

“Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u shtrua iftar madhështor, tashmë tradicional për mbi 800 persona nga të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ky iftar i përbashkët, organizim i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizatës “Swiss Barakah Charity” mblodhi në një vend qytetarë të shumtë, të cilët pavarësisht motit me shi e shijuan bashkërisht iftarin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Megjithatë, në këtë organizim po del se jo gjithçka ka shkuar sipas rregullave.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka parlajmëruar gjobë dhe futje “në listën e zezë” të organizatorit të një iftari mbrëmë, të cilit Komuna i kishte dhënë leje për këtë.

Brestovci reagoi ashpër duke publikuar fotografi të mbeturinave që u lanë në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet.

“Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent”, shkroi ai në “Facebook”.

“Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit”, shtoi Brestovci.

Lajme të ngjashme