Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Një rast ndodhi në Kamenicë, një në Pejë dhe një në Gjakovë.
Njoftimi:
ARMËMBAJTJE PA LEJE&DHUNË NË FAMILJE
Kamenicë 18.03.2025, 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar dhunë psiqike ankuesit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë gjuetie dhe 50 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 18.03.2025, 21:10. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesen femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 03.01.2025, 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike duke e ofenduar ankuesen femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.