Transplantimi i palcës së kockave për trajtimin e kancerit të gjakut dhe çrregullimeve të gjakut në fëmijëri në Acıbadem - NACIONALE

Transplantimi i palcës së kockave për trajtimin e kancerit të gjakut dhe çrregullimeve të gjakut në fëmijëri në Acıbadem

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në ditët e sotme, një nga sëmundjet më kërcënuese për jetën e fëmijëve është kanceri i gjakut, siç është leuçemia dhe limfoma. Përveç kësaj, sëmundjet beninje të gjakut si talasemia majore janë gjithashtu sëmundje serioze. Kur ilaçet, kimioterapia, radioterapia ose kirurgjia nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar sëmundjet e gjakut, transplantimi i palcës së kockave evidentohet si kura e vetme e mundshme. Në Njësinë e Transplantimit të Palcës së Kockave pranë Acıbadem, Turqi, ne kombinojmë ekspertizën, përkujdesjen me dhembshuri dhe teknologjinë më të përparuar për të ofruar trajtimet më të sigurta dhe më efektive për fëmijët

Çfarë është transplantimi i palcës së kockave?

Transplantimi i palcës së kockave, i njohur edhe si transplantim i qelizave staminale, është një metodë efektive trajtimi për disa tumore të gjakut, sëmundje beninje të gjakut dhe sëmundje të palcës së kockave. Kjo procedurë përfshin zëvendësimin e qelizave të dëmtuara të gjakut me ato të shëndetshme duke injektuar në trup qeliza staminale të shëndetshme që formojnë gjakun.

Përdoret për të trajtuar sëmundje të tilla si leuçemia, limfoma, talasemia, anemia drepanocitare, anemia kongjenitale diseritropoietike, dështimet e palcës së kockave dhe anemia aplastike.

Pse nevojitet transplantimi i palcës së kockave?

Disa sëmundje nuk mund të trajtohen vetëm me ilaçe, kimioterapi, radioterapi ose kirurgji. Këtu përfshihen sëmundje malinje si limfoma, leuçemia dhe disa tumore të ngurta si tumori i trurit, si dhe sëmundje beninje si talasemia dhe anemia drepanocitare. Hapi i parë para një transplantimi zakonisht është eliminimi i qelizave të sëmura të gjakut të pacientit, duke përdorur kimioterapinë. Hapi i dytë përfshin injektimin e qelizave staminale të shëndetshme në qarkullimin e gjakut të pacientit. Këto qeliza staminale mund të jenë ose të vetë pacientit (autolog) ose nga një dhurues, shpesh një i afërm i ngushtë (alogjene), ne varësi te sëmundjes specifike. Në fëmijëri, 95% e transplantimeve të palcës së kockave janë alogjene.

Nga vjen palca e kockave?

Kur mjekët përcaktojnë se një transplantim i palcës së kockave është opsioni më i mirë i trajtimit, pacienti ka nevojë për një burim qelizash staminale të gjakut që përputhen. Nëse qelizat staminale vijnë nga pacienti, transplantimi quhet autolog. Nëse ato vijnë nga një dhurues, kemi te bëjmë me një transplantim alogjen. Për një transplantim alogjen duhet të përputhet lloji i indeve të pacientit me atë të dhuruesit, duke u përqendruar në llojin e antigjenit të leukociteve njerëzore (HLA). Sa më e afër të jetë përputhja e së HLA-së, aq më i lartë është shansi i suksesit të transplantimit. Një vëlla/motër me HLA te përputhshme konsiderohet standardi i artë për transplantim. Nëse nuk ka vëlla/motër të përputhshëm, kërkohen dhurues me HLA të përputhshme te prindërit dhe të afërmit e tjerë.

Për pacientët pa një dhurues me HLA të përputhshme, ekzistojnë dy mundësi. Qelizat staminale mund të sigurohen përmes bankave kombëtare ose ndërkombëtare të palcës së kockave, të cilat mund të kenë një dhurues jo të afërm që përputhet plotësisht. TÜRKÖK, banka e palcës së kockave e Turqisë, është e 6-ta më e madhe në botë. Falë TÜRKÖK, në Acıbadem ne mund të gjejmë dhurues të përputhshëm për një numër të konsiderueshëm pacientësh nga e gjithë bota. Nga ana tjetër, teknikat e përparuara lejojnë një transplantim gjysmë të përputhshëm (haploidentik). Një dhurues haploidentik është shpesh një prind, vëlla/motër ose fëmijë. Kjo rrit mundësinë e gjetjes së një dhuruesi, pasi shumica e njerëzve kanë një të afërm haploidentik që është lehtësisht i disponueshëm, duke eliminuar periudhën e pritjes.

Si kryhet transplantimi i palcës së kockave?

Në Acıbadem, ne ofrojmë trajtime të avancuara për lloje të ndryshme kanceri dhe sëmundje të gjakut. Në varësi të gjendjes së pacientit, ne kryejmë lloje të ndryshme të transplantimit të palcës së kockave, duke përfshirë:

Transplantimin autolog i palcës së kockave

Në këtë procedurë, qelizat staminale mblidhen nga pacienti dhe ruhen në një frigorifer. Pasi aplikohet kimioterapia me dozë të lartë për të shkatërruar sëmundjen, qelizat staminale të ruajtura kthehen në trup, që të rivendosin prodhimin normal të qelizave të gjakut. Në fëmijëri, transplantimet autologe përdoren për një numër të kufizuar pacientësh. Mund të përdoret për limfomën Hodgkin rezistente ose të përsëritur. Përveç kësaj, për lloje të caktuara të kancerit që mund të përfitojnë nga transplantimi i qelizave staminale, siç janë tumoret e trurit, tumoret e kockave dhe tumoret e veshkave, mund të përdoret palca e kockave të vetë fëmijës nëse është e shëndetshme dhe nëse tumori nuk është përhapur në palcën e kockave.

Transplantimi alogjen i palcës së kockave

Në transplantimin e palcës së kockave te fëmijët, qelizat staminale mblidhen nga kocka e pelvisit të një dhuruesi nëpërmjet aspirimit me një gjilpërë dhe më pas përpunohen në laborator. Qelizat përqendrohen dhe ngrihen për t’i mbajtur gjallë derisa të nevojiten.. Pasi pacienti i nënshtrohet kimioterapisë, qelizat staminale shkrihen dhe injektohen në qarkullimin e gjakut. Transplantimi alogjen është metoda më e përdorur për sëmundjet e fëmijërisë që kërkojnë transplantim të palcës së kockave. Kjo procedurë zbatohet për të trajtuar sëmundjeje të ndryshme, duke përfshirë leuçeminë akute mieloblastike (AML), leuçeminë akute limfoblastike (ALL), limfomën, talaseminë dhe aneminë drepanocitare.

Cilat sëmundje mund të trajtohen me transplantim të palcës së kockave?

Transplantimi i palcës së kockave është një mundësi e rëndësishme trajtimi për kancere të tilla si leuçemia dhe limfoma. Përdoret gjithashtu në rastet e sëmundjeve beninje hematologjike si talasemia. Më poshtë janë sëmundjet që përfitojnë më shpesh nga transplantimi i palcës së kockave:

• Leuçemia Akute Limfoblastike

• Leuçemia Akute Mieloide

• Leuçemia Kronike Mieloide

• Leuçemia Limfocitike Kronike

• Limfoma Jo-Hodgkin

• Limfoma Hodgkin

• Amiloidoza

• Sindroma Mielodisplastike

• Mielofibroza

• Talasemia

• Anemia Aplastike

• Anemia Kongjenitale Diseritropoietike

• Anemia Drapanocitoze

• Dështimi i palcës së kockave

• Imunodeficienca Primare

• Disa tumore të ngurta si tumoret e trurit dhe tumoret e kockave

Pse Acıbadem për transplantimin e palcës së kockave te fëmijët?

Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem është një destinacion kryesor për transplantimin e palcës së kockave në Turqi. Pacientët nga e gjithë bota zgjedhin Acıbadem për përvojën tonë të gjerë, shkallën e lartë të suksesit, ekspertët me famë botërore, teknologjitë e përparuara, kujdesin e përqendruar ndaj pacientit dhe punën e jashtëzakonshme në grup. Deri më sot, ne kemi kryer me sukses transplantime të palcës së kockave në më shumë se 1,200 fëmijë në të gjithë botën.

Kujdesi i ekspertëve për tumoret e gjakut dhe sëmundjet beninje të gjakut

Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem është një destinacion kryesor për trajtimin e kancereve të gjakut dhe sëmundjeve beninje të gjakut në Turqi. Në klinikën tonë, ne trajtojmë sëmundje si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, duke përfshirë leuçeminë, limfomën, mielomën multiple, sindromën mielodisplastike, aneminë aplastike, talaseminë, aneminë drepanocitare dhe sëmundjet autoimune. Përveç kimioterapisë, radioterapisë dhe kirurgjisë, ne përdorim edhe transplantimin e palcës së kockave, e cila zëvendëson qelizat e pashëndetshme formuese të gjakut me ato të shëndetshme për të trajtuar këto sëmundje në Acıbadem. Pacientët nga e gjithë bota zgjedhin Acıbadem për përvojën tonë të gjerë, shkallën e lartë të suksesit, ekspertët me famë botërore, teknologjitë e përparuara, kujdesin e përqendruar ndaj pacientit dhe punën e jashtëzakonshme në grup. Ekspertët tanë të hematologjisë janë këtu për t’ju mbështetur ju dhe familjen tuaj gjatë gjithë këtij udhëtimi sfidues.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, vizitoni acibademinternational.com dhe ndani situatën tuaj me ne përmes formularit të kontaktit. Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju kontaktojë brenda pak orësh.

Transplantimi i palcës së kockave: një kurë e mundshme për talaseminë

Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut që bën që palca e kockave të prodhojë më pak qeliza të kuqe të gjakut të shëndetshme. Kjo situatë mund të ndryshojë në llojin dhe ashpërsinë e saj. Disa fëmijë kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetës së tyre. Ata mund të kenë nevojë për transfuzion gjaku çdo 3 deri në 4 javë, duke filluar nga muaji i gjashtë pas lindjes. Në raste të tilla, transplantimi i palcës së kockave mund të ofrojë një kurë të përhershme.

Në këtë trajtim, qelizat staminale mblidhen nga një dhurues. Pasi aplikohet kimioterapia me dozë të lartë për të shkatërruar qelizat që prodhojnë qeliza jonormale të gjakut, qelizat staminale të shëndetshme injektohen në qarkullimin e gjakut të fëmijës për të zëvendësuar qelizat jonormale. Ky trajtim ka një shkallë të lartë suksesi. Në Turqi, gjatë dekadës së fundit janë kryer gati 1,400 transplantime për talaseminë, me një shkallë suksesi prej 93%. Kjo do të thotë se 93% e pacientëve shërohen plotësisht.

Sëmundjet e gjakut të fëmijët: transplantimi i palcës së kockave shpëton jetë

Në ditët e sotme, një nga sëmundjet më kërcënuese për jetën e fëmijëve është kanceri i gjakut, siç janë leuçemia dhe limfoma. Përveç kësaj, çrregullimet beninje të gjakut si talasemia majore janë gjithashtu sëmundje serioze. Kur ilaçet, kimioterapia, radioterapia ose kirurgjia nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar sëmundjet e gjakut, transplantimi i palcës së kockave evidentohet si kura e vetme e mundshme. Në Njësinë e Transplantimit të Palcës së Kockave pranë Acıbadem, Turqi, ne kombinojmë ekspertizën, përkujdesjen me dhembshuri dhe teknologjinë më të përparuar për të ofruar trajtimet më të sigurta dhe më efektive për fëmijë

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, vizitoni acibademinternational.com dhe ndani situatën tuaj me ne përmes formularit të kontaktit. Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju kontaktojë brenda pak orësh.

Trajtimi i leuçemisë te fëmijët: zëvendësimi i palcës kanceroze të kockave me qeliza staminale të shëndetshme

Leuçemia është lloji më i zakonshëm i kancerit te fëmijët. Është një kancer i gjakut që prish aftësinë e qelizave të gjakut për të kryer funksionet e tyre jetësore në trup. Ndërsa kimioterapia është trajtimi fillestar për leuçeminë, transplantimi i palcës së kockave merret në konsideratë nëse kimioterapia nuk është e mjaftueshme. Kjo procedurë përfshin zëvendësimin e qelizave të dëmtuara të gjakut me ato të shëndetshme duke injektuar qeliza staminale të shëndetshme që formojnë gjakun në trup. Në këtë trajtim, qelizat staminale mblidhen nga një dhurues. Pasi aplikohet kimioterapia me dozë të lartë për të shkatërruar qelizat që prodhojnë qeliza jonormale të gjakut, qelizat staminale të shëndetshme injektohen në qarkullimin e gjakut të fëmijëve për të zëvendësuar qelizat jonormale. Kështu, shumë fëmijë mund të kenë jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në Njësinë e Transplantimit të Palcës së Kockave Acıbadem në Turqi, deri më sot, ne kemi kryer me sukses transplantime të palcës së kockave në më shumë se 1,200 fëmijë në të gjithë botën.

TÜRKÖK: Një fener shprese për pacientët me sëmundje të gjakut në Turqi Pacientët me kancer të gjakut ose me sëmundje beninje të gjakut mund të kenë nevojë për një transplantim të palcës së kockave. Megjithatë, ata mund te mos gjejnë gjithmonë një dhurues të përshtatshëm (me HLA te përputhshme) brenda familjes së tyre. Në raste të tilla, qelizat staminale mund të merren nga bankat kombëtare ose ndërkombëtare të palcës së kockave, të cilat mund të kenë një dhurues jo të afërm plotësisht të përputhshëm. TÜRKÖK, banka e palcës së kockave në Turqi, është e 6-ta më e madhe në botë. Falë TÜRKÖK, në Acıbadem ne mund të gjejmë dhurues të përputhshëm për një numër të konsiderueshëm pacientësh nga e gjithë bota

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, vizitoni acibademinternational.com dhe ndani situatën tuaj me ne përmes formularit të kontaktit. Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju kontaktojë brenda pak orësh.

Njësia e Transplantimit të Palcës së Kockave për Fëmijët në Turqi për Sëmundjet e Gjakut Kur një fëmijë diagnostikohet me kancer të gjakut, një sëmundje të mungesës së imunitetit ose një sëmundje të gjakut, transplantimi i qelizave staminale mund të ofrojë një kurë ose të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

Në Acıbadem, ekipi ynë ekspert i hematologjisë pediatrike deri më sot ka kryer më shumë se 1,200 transplantime të palcës së kockave. Ne trajtojmë një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë leuçeminë, limfomën, aneminë drepanocitare, talaseminë, aneminë aplastike, sindromën e rëndë të imunodeficiencës së kombinuar, sindromat e dështimit të palcës së kockave, neuroblastomën dhe sëmundje të tjera të gjakut. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, vizitoni acibadem.al dhe ndani situatën tuaj me ne përmes formularit të kontaktit. Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju kontaktojë brenda pak orësh.

Lajme të ngjashme