Tomë Gashi shkruan një status: 5 fjalë, 5 gabime
Avokati Tomë Gashi, i njohur për gjuhën e tij me shumë gabime, e ka vazhduar “traditën” përmes një shkrimi të ri e të shkurtër – me pesë fjalë e me po aq gabime.
“Me Çlirimtarer & Tmerrin e serbis.”- shkroi avokati Gashi në rrjetin “Facebook”. Ai publikoi një fotografi me dy ish-luftëtarë të UÇK-së.
Para dy ditëve, të mërkurën, ai shkroi pak më shumë fjalë, gjithashtu me shumë gabime:
“Tre lideret bashk
Shteti i Kosoves aplikoj per antaresim ne Bashkimin Europian
Tani topi eshte te ta.
Urime Kosove”