Teutë Rrusta: Besnik Bislmi është një burokrat i lodhur dhe arrogant - NACIONALE

Teutë Rrusta: Besnik Bislmi është një burokrat i lodhur dhe arrogant

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rusta, ka shkruar një status për zv/kryeministrin, Besnik Bislimi.

Rrusta përmes postimit të saj, e ka quajtur zv/kryeministrin e parë burokrat të lodhur dhe arrogant.

Më tutje, ajo e ka kritikuar për, siç ka thënë ajo, tendencën e tij për t’i kontrolluar mediat dhe pyetjet e gazetarëve.

Meziii u paraqit në një intervistë, tejet të shkurtër, e prap i duhej kontrolli mbi pyetjet. Bravo për insistimin e gazetarës, përballë burokratit të lodhshëm. Nuk gjendët një i dytë që i korrekton aq shumë gazetarët gjatë intervistës ma shumë se Besnik Bislimi. Ai mundohet ta diktojë përmbajtjen, pyetjet dhe rezultatin. Me arrogancën e tij të njohur, ka shkuar Rrusta.

Ndryshe, sot zv/kryeministri, Besnik Bislmi ka thënë se Kosova i ka dërguar emisarit Mirsolav Lajçak, 20 shkresa në lidhje me modalitetet për targat.

Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modalitetet janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, tha ai në emisionin “Ditari”.

Lajme të ngjashme