Tërmet në Mal të Zi, dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë - NACIONALE

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mëngjesin e sotëm, dridhje toke janë dëgjuar në Kosovë.

Duket se epiqendra e një tërmeti ka qenë në Mal të Zi, me magnitudë 5.4 shkallësh.

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.

Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Derisa Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë

Lajme të ngjashme