Telefoni, çtelefoni: Anulohet konkursi 'bizar' për mësimdhënëse në Kamenicë pas raportimit të Nacionales
Kandidatja Besa Mehmeti kandidoi për pozitën, mësimdhënëse, por nuk e mori asnjë njoftim zyrtar për testin dhe për më keq komunarët ta huqin emailin tuaj. Zj. Mehmetit, u njoftua se po ndodhte testimi përmes telefonit kur ai test veçse kishte nisur.
E gjithë kjo ndodhi më 12 shtator. Mehmeti shkoi në testim me ngut, por mbërriti me vonesë dhe pati kohë vetëm 10 minuta që ta mbushte testin. E gjithë kjo ndodhi në Kamenicë. Në ëeb-faqen e kësaj komune nuk ekzistonte asnjë njoftim për këtë çështje.
Drejtoria për Arsim në komunën e Kamenicës i tha Nacionales se kandidates i kishte shkuar njoftimi me email, ndoshta pa e ditur se e kishin dërguar në email adresën e gabuar.
Por, kjo s’është e tëra.
Drejtoria e Arsimit në Kamenicë përmes një reagimi theksoi që znj. Besa Mehmeti mori email më 8 shtator 2023, tri ditë para testimit.
Komuna publikoi edhe screenshot, duke e lënë edhe emailin që e ka nisur te zonja në fjalë. Por, del se komuna ia ka huqur emailit.
Storia që Nacionalja raporti për konkursin:
Por pas publikimit të kësaj storie, është anuluar konkursi në fjalë.