Tabori i VV-së sulmon Gazetën Nacionale: Rrahman Jasharaj krahasohet me Haxhi Qamilin - NACIONALE

Tabori i VV-së sulmon Gazetën Nacionale: Rrahman Jasharaj krahasohet me Haxhi Qamilin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, po sulmohet pa mëshirë nga tabori i VV-së, por tash sulmet po i bëhen edhe Nacionales për një intervistë që dje e bëri me Jasharajn. Sadri Ramabaja qëndroi larg Millosheviqit, për dallim nga Elvis Hoxha, megjithatë një krahasim me Haxhi Qamilin, s’e la pa e bërë.

Sulmit të dyshes “ideologjike” të VV-së, Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxhaj, ju bashkua edhe Sadri Ramabaja kundër Gazetës Nacionale.

Ramabaja u tregua i kujdesshëm që të mos e bëjë gabimin e Hoxhës duke mos thënë se Jasharaj ka qenë pjesë e partisë së Millosheviqit.

Por, u kujdes që të thotë se i pari i SBASHK-ut është marionetë e SHIK-ut dhe PDK-së.

“... ai (Rrahman Jasharaj) dhe përgjithësisht krerët e Sindikatës (së Arsimit), më asociojnë në Haxhi Qamilin me veprimet e tyre, më falni, por në këtë rrafsh nuk mund t'ju falë” – ka thënë Sadri Ramabaja.

Ndërsa miqtë ideologjik të Sadri Ramabajës, dysha Feraj dhe Hoxha, sot shpërndanë një shkrim ku thuhet se intervista kur Jasharaj qan teksa komenton akuzat e Hoxhës, ka qenë e punuar me kujdes.

“... Vlora Çitaku mashtron dhe Nacionalja e shpërndan... Berati e ftoi Rrahmanin në një video të punuar me kujdes...” - shkruan Hoxha, transmeton Feraj.

Pas presionit publik, Elvis Hoxha i kërkoi falje Rrahman Jasharajt, ani pse ky i fundit tha se po përgatit kallëzim penal dhe s’do t’ia falë kurrë.

Në fillim të shkrimit, Feraj kërkon që dikush t’i kërkojë falje mikut të tij “Elvis Hoxhës.

Elvis Hoxha derisa fliste për Rrahman Jasharajn tha tërthorazi se ky i fundit kishte qenë pjesë e strukturave të partisë së Millosheviqit.

Duhet të përmendet se në profilin e tij, z.Feraj ka një mbishkrim interesant në atë që njihet si “intro”.

“Unë mendoj se bashkimi kombëtar duhet bërë sot!”, shkruhet në profilin e Ferajt.

Duket se aktivisti Feraj nuk ka hequr dorë nga ideja e bashkimit kombëtar, siç tashmë ka bërë lideri i tij, Albin Kurti.

Herë pas here, ai komenton ngjarje të ndryshme politike në vend, duke mos u kursyer nga gjuha e ashpër.

Andaj, duhet të përkujtojmë se një deklaratë e tij e kishte shtyrë Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) të reagonte, duke e dënuar gjuhën e urrejtjes që Feraj kishte përdorur ndaj gazetarëve kosovarë.

Lajme të ngjashme