Syla për Forumin e Grave: Presidente, atë kusherinkën Rektore a e thirre?
Gazetari, Valon Syla ka reguar ndaj Vjosa Osmanit pas mbledhjes së Forumit të Grave që u mbajt sot.
Ai u shpreh se “Kur u bo Vjosa Osmani me i mbledh gratë e Kosovës, aty prite se ka me kërsitë edhe budallaku edhe inati, se këto rrjedhin nga paaftësia, padituria dhe mospërmbushja personale e profesionale”.
Syla me kritika ndaj Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, në një status në facebook u shpreh me një pyetje ‘At kusherinkën Rektore a e thirre?’.
Ai tutje ironizoi me Osmanin duke i thënë se ‘ishalla s'ju ke çit pallaçinka me nutellë, qysh ti maron Prindoni për desert, se horë na bon’.