Syla për deklaratën e Bashës së VV-së: "Na 49% nuk i lëshojna nonat në livadh a 51% le t'i lëshojnë - NACIONALE

Syla për deklaratën e Bashës së VV-së: "Na 49% nuk i lëshojna nonat në livadh a 51% le t'i lëshojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka ironizuar me deklaratën e deputetit Dimal Basha që tha se në Ferizaj duhet “një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujtë”.

Syla duke ironizuar ka pyetur përkrahësit e VV-së së kur do t’i lëshojnë nënat me luajtur në livadh.

Më tej, ai ka shkruar se ka thënë se duhet bëhet i ditur se lopët lëshohen në livadh.

O Poplli i Vetëvendosjes. Kur pi' lëshojna nonat me lujtë në livadh, bre dreqi ju honktë... Ngone Dimal Bashën... Kallxoni që lopët lëshohen në livadh. Na 49% nuk i lëshojna nonat në livadh. A 51% që ka qef leti lëshojnë, vec po ju kallxoj.”, ka shkruar Syla.

Basha ka komentuar mungesën e hapësirave rekreative në Ferizaj, ku ndër të tjera, tha se nevojitet “një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujtë”.

Ferizaji e ka një problem jashtëzakonisht të madh që është betonuar komplet. Një krim urbanistik ka ndodh me ato ndërtesat, ku s’ka hapësirë të gjelbër kurrkund. Edhe ne jemi ngulfatë prej betonit. Hapësira e vetme e gjelbër që ka mbetë është pas Pallatit të Sportit…Ne jemi 150 mijë qytetarë që na vyen një park i gjelbër me dalë me ecë, me shëtit dikund. Po flas për nanat, po flas për fëmijët, po flas për pleqtë. Atyre iu vyen një hapësirë e gjelbërt, ku mundem me shku në këmbë, me shëtit, ku kanë një park të madh, ku duhet me pas një platformë edhe ku me ba koncerte verës kur vijnë diaspora. Një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujtë se te na dalin bajnë peticion nja 10-15 veta…. Unë jam që 150 mijë qytetarë me pas një park të mirë”, ka deklaruar Basha në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme