Kurti s’pati përgjigje, zëdhënësi i Qeverisë sulmon deputetët e LDK-së: Pretendon se për ta s’ka rëndësi dialogu - NACIONALE

Kurti s’pati përgjigje, zëdhënësi i Qeverisë sulmon deputetët e LDK-së: Pretendon se për ta s’ka rëndësi dialogu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka publikuar një fotografi në Facebook, përmes së cilës ka dëshiruar të lë të kuptohet se për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka rëndësi dialogu.

Në fotografinë e publikuar nga Kryeziu, shihen ulëse të zbrazëta në pjesën ku ulen deputetët e LDK-së.

“Dëshmia se sa ka rëndësi për deputetët e LDK-së diskutimi për temën e dialogut.” - ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, pati disa pyetje për kryeministrin sot në Kuvend, për të cilat nuk mori përgjigje.

“Derisa po flasim këtu, mbi 17 për qind e territorit të Kosovës është pa polici, pa gjyqtarë... Sot nuk mund ta zgjidhim një dhunë familjare në veri, një aksident. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës?!” – tha Abdixhiku në fjalën e tij.

“Kjo i bie që ata (serbët e Kosovës që dhanë dorëheqje) kanë qenë gjithmonë të Beogradit!” – u shpreh kryeministri i Kosovës, përkundër që situata ishte shumë më komplekse.

Ai nuk kishte asnjë fjalë për të treguar se si do të bindte serbët e tjerë që të zëvendësonin në detyra zyrtare serbët që kishin dhënë dorëheqje.

Lajme të ngjashme