Suporti dhe Rezistenca te Analiza Teknike
Technical Analyis – Support and Resistance
Ky artikull përmban:
- Ligji i Supply dhe Demand
- Çka është Support Level dhe Resistance Level
- Psikologjia e Support dhe Resistance
- Data Analysis (Analiza e te dhënave): Support dhe Resistance
- Support dhe Resistance Flips (kthimet)
- Ligji i Supply dhe Demand (Oferta dhe Kërkesa)
- Ligji i Supply (Ofertës) – Kur çmimi i një cryptovalute është i lartë, atëherë numri i shitësve (Supply) do të jetë në ngritje
- Ligji i Demand (Kërkesës) – Kur çmimi i një cryptovalute është i ulët, atëherë numri i blerësve (Demand) do të jetë në ngritje
Në foton më lart kemi një pikë ekuilibruese tek çmimi: 15$, sa herë që çmimi rritet, kuptojmë se Supply do të jetë po ashtu ne ngritje, dhe nëse çmimi bie ndër 15$, atëherë kërkesa për blerje apo Demandi do të rritet po ashtu.
Ky është ligji i Supply dhe Demand. Çdo Trader (Tregtar) në botën e Cryptos, duhet të gjejë çmime që janë afër zonës së Demandit që të bëjë Entry (Blerje), dhe të gjejë zonat e Supply (Oferta e shitjes) që në ato çmime të bëjë Close (Shitje)
- Çka është Support Level dhe Resistance Level
- Support – Support është një nivel ose zonë horizontale, ku Byers (blerësit) supozohet të hyjnë në treg
- Resisitance – Resistencë është një nivel ose zonë horizontale ku Sellers (shitësit) supozohet
të hyjne në treg
Siç e shihni ne grafin me lart, kemi identifikuar nje Range (varg çmimesh) që lëviz poshtë dhe lart. Këtu kemi identifikuar nivelin e Support-it dhe Resistance, dhe siç e shohim, kur cmimi bie deri tek Zona e supportit, atëherë shohim se çmimi fillon të ketë ngritje, pasi blerësit kanë hyrë në treg, dhe bëjnë blerje në ato çmime.
Ndërsa kur çmimi arrin te niveli apo zona e Resistance (Rezistencës), atëherë aty fillojnë të hyjnë Shitësit, që të bëjnë shitje në ato çmime, dhe siç e shohim, çmimi fillon të ketë renie nga ajo zonë.
- Psikologjia e Support dhe Resistance
3.1 – Pjesëmarresit në treg
- Longs – Longs janë pjesëmarrësit në treg që tashmë kanë blerë, ata përfitojnë nga rritja e çmimit
- Shorts – Shorts janë pjesëmarresit që dëshirojnë të shesin, ata përfitojne nga ulja e çmimit
- Flat – Flat janë pjesëmarresit që nuk janë ende në pozita, ata janë të painteresuar por presin të futen në treg
Marrim një shembull kur kemi një renie të një çmimi. Atëherë kemi situatat si në vijim:
- Longs janë të frikësuar, kanë qenë duke humbur para përgjatë kësaj kohe pasi çmimi është në renie, por në fund çmimi ka krijuar një stabilitet që është një shpresë për këtë kategori
- Shorts shohin se ka nje stabilitet në fund te zonës (zona me ngjyrë hiri), që mund të ndryshojë kahjen, dhe marrin profit këtu, TP – Take Profit
- Flat shohin se ka pasur një rënie të madhe, dhe shfaqin interes te kjo zonë e stabilitetit që të futen në tregti
- Data Analysis: Analiza e të dhënave
- Sample Size (Madhësia e mostrës) - Tregon se sa pika të të dhënave (candles) e mbështesin argumentin dhe analizën tonë, dhe për sa kohë kjo analizë ka qëndruar mes Supportit dhe Rezistencës
- Context (Konteksti) – Sa ka lëvizur çmimi pastaj
- Quality (Kualiteti) – Sa ka qenë e vjetër analiza ku jemi bazuar, a ka qenë analiza analizë e të dhënave e kohëve të fundit, apo jemi duke u mbështetur në të kaluarën
- Psychology (Psikologjia) – A eshte kjo zone e mundshme qe te kete nivele te Supportit dhe Rezistences