Sulmi fizik ndaj të moshuarës, nesër protestohet në Gjakovë
Pas dhunës ndaj të moshuarës nga infermieret në Pejë, nesër do të mbahet protestë në Gjakovë.
Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës” në Gjakovë.
Protesta do të mbahet në mbrojtje të gruas që u sulmua fizikisht, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura.
“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

Deri më tani janë arrestuar tri inferemierët që shihen në video që u publikua të mërkurën.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.
