Stavileci i PDK-së: Qeveria vuan nga paaftësia, Kurti dëshiron të blejë paqën sociale
Ish-ministri i Ekonomisë, Blerand Stavileci, nga radhët e PDK-së, në një përgjigje për gazetën Nacionale tha se Kurti me pakon e re financiare po tenton të blejë paqen sociale.
“Duke mos ditur ta krijojë edhe një politikë të vetme zhvillimore, ka gjetur një rrugë të plogësht dhe të pamjaftue”shme që ta blejë paqen sociale dhe elektorale me nga 50 e 100 euro, me të cilat as minimalisht nuk mbulohen vështirësitë dhe rëndimet financiare që sot i ka secila familje, secili punëtor dhe secila firmë e vendit tonë”, tha ai.
Me tej ai tha se Qeveria nuk di të zgjidhë asnjë problem të qytetarëve, di vetëm t’i frikësojë dhe kërcënojë ata.
“Fatkeqësisht Kosova sot, edhe më shumë se nga pandemia, kriza energjetike dhe ekonomike e inflacioni, po vuan nga paaftësia e një Qeverie, e cila s'di ta zgjidhë asnjë hall të qytetarëve, por di shumë mirë t'i frikësojë e t'u hakmerret, Kjo Qeveri debakli ekonomik dhe social, është e fundit në botë për nga veprimi e reagimi dhe e para në botë për nga irritimi e frikësimi”, komentoi Stavileci.
