Spitali i Pejës jep detaje të reja për rastin e foshnjës që u fut lavatriçe
Spitali i përgjithshëm i Pejës ka lëshuar edhe një komunikate lidhur me rastin që ka ndodhur ku raportohet se një foshnjë është futur në lavatriçe.
Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se pavarësisht se gjithë ngjarja ishte pa dashje dhe e shkaktuar nga pakujdesia e disa nga punëtorët e atij spitali, kjo nuk e zvogëlon peshën e rëndë për rastin dhe keqardhjen e tyre për këtë.
Ata kanë thënë se shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë është shkarkuar pas rastit të foshnjës së vdekur e cila aksidentalisht përfundoi në lavatriçe.
“Java e fundit për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë e rëndë, marrë parasysh rastin e ndodhur me trajtimin e frytit të vdekur. Gjejmë mundësinë edhe njëherë të shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe të sinqertë për prindërit dhe për të gjithë qytetarët gjithandej vendit që janë shqetësuar dhe indinjuar me të drejtë. Gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria prej ditës që është kuptuar për ngjarjen e rëndë. Edhe masat e tjera administrative po ashtu janë ndërmarrë", thuhet në njoftimin e lëshuar nga ta.
“Java e fundit për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë e rëndë, marrë parasysh rastin e ndodhur me trajtimin e frytit të vdekur. Gjejmë mundësinë edhe njëherë të shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe të sinqertë për prindërit dhe për të gjithë qytetarët gjithandej vendit që janë shqetësuar dhe indinjuar me të drejtë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në anën tjetër, në të njëjtën komunikatë thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet gjoja se spitali është munduar ta fshëhë këtë rast. Ata kanë paraqitur tutje më posht edhe kronologjinë e ndodhjes së rastit.