Spitali i Pejës jep detaje për të riun që u ther 8 herë me thikë - NACIONALE

Spitali i Pejës jep detaje për të riun që u ther 8 herë me thikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë është raportuar se është therrur një person me mjete të mprehta në Istog.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalur sot me një njoftim ku thuhet se pacienti kishte 8 plagë në kokë dhe se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në momentin kur kishte arritur në Emergjencë.

“Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, spitali sqaron se pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij.

Lajme të ngjashme