Kryeprokurori i Ferizajt: Sokol Halili kishte shenja jete, ka vdekur rrugës për në spital
Sokol Halili i vetëvrarë, para pak orësh, e vdekjen e të cilit fillimisht e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po del që nuk ka mbetur i vdekur në vend.
Kështu i ka thënë Gazetës Nacionale, kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.
“Rrugës për në Emergjencë ka vdekur. Ka pasur shenja jete kur e ka qëlluar veten. Në emergjencë, atje e ka konstatuar vdekjen mjeku kujdestar.” ka thënë për Nacionalen, Jashari.
