Smajljaj me ironi e krahason Haxhi Avdylin me Rocky Balboan
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizua me deklaratën e deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se “ka kaluar koha kur Vuçiqi është kollë atje, e kryeministrat e ministra i kanë leshu këmbët këtu”.
Ai ka thënë se kjo deklaratë e deputetit ia kujton nostalgjinë filmit "Rocky Balboa IV".
“Kjo deklaratë ma kujtojë me nostalgji filmin. ‘Rocky Balboa IV’, kur luante për Vitin e Ri. Si fëmijë e shihnim në TV, atëherë bardhë dhe zi. Rocky zgjohet heret, pinë ca vezë katuni të pa fërguara, me peshqir në qafë për t'ia tharë djersët fillon vrapin në shkallë, nëpër qytet, afër hekurudhës, etj. Sikur të ishte edhe politika kaq e thjeshtë, siç ishin filmat e Vitit të Ri dikur. Ndikimi i Serbisë nga Veriu i Kosovës largohet me mendësi shtetërore e institucionale, vizion, politika, shkathësi diplomatike, fuqizim të shtetit, e bashkëpunim me aleatët, ndër të tjera. Jo, me imagjinatë filmash aksion”, ka shkruar Smajljaj.