Shtimi i peshës në shtatëzani - NACIONALE

Shtimi i peshës në shtatëzani

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Gjatë shtatzënisë, shtimi në peshë është i zakonshëm dhe normal, gjë që mbështet zhvillimin e foshnjës.

Por, ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të ruhet një peshë ideale gjatë shtatzënisë për të shmangur disa komplikime për nënën dhe fëmijën.

“Shtimi i peshës varet kryesisht nga indeksi i masës trupore dhe pesha para shtatzënisë”, thonë ekspertët shëndetësor, shkruan Indianexpress.

Një mesatare e përgjithshme prej 10 deri në 12 kilogramë shtim në peshë ndodh gjatë shtatzënisë, megjithatë, është e zakonshme të shtosh peshë vetëm në tremujorin e dytë dhe të tretë, ku shtatzënat mund të shtojnë diku nga 0,5 deri në 1 kilogram çdo javë.

Ndër të tjerash ekspertët shëndetësorë, thonë se është e mundur që dikush gjithashtu "të humbasë peshë gjatë tremujorit të parë për shkak të të vjellave dhe të përzierave të tepërta".

E se shtimi në peshë gjatë shtatzënisë është zakonisht për shkak të peshës së fëmijës në një bark në rritje, placenta, lëngu amniotik, indet e gjirit dhe furnizimi me gjak.

Lajme të ngjashme