Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dy në Gjilan, një në Ferizaj, një në Deçan e një në Gjakovë.

Në pjesën më të madhe të tyre, viktimë kanë qenë gratë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë / 04.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Graçanicë / 04.03.2025 – 22:30. Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjilan / 04.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

· Gjilan / 04.03.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 03.03.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan / 04.03.2025 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 04.03.2025 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme