Shpend Ahmeti gjen ndryshim fjalësh edhe te Albin Kurti për festën e Xhakës dhe Shaqirit - NACIONALE

Shpend Ahmeti gjen ndryshim fjalësh edhe te Albin Kurti për festën e Xhakës dhe Shaqirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklarimet e sotme të Edi Ramës, bënë që gazeta Nacionale të shihte se si kanë shkruar liderët shqiptarë pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë katër vjet më herët. Aty u evidentua – na falni për shprehjen – hipokrizia e Ramës. Por, edhe ndryshimi i Kurtit.

E pikërisht një gjë të tillë duket se e ka vërejtur edhe ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook, ai ka ndarë katër deklaratat e kryeministrave shqiptarë më 2018 dhe tash më 2022.

Kurti më 2018 pas fitores 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë shkruante se do të përbashkonte kampionatet e do të njësonte kombëtaren.

Ndërsa më 2022, shkroi thjesht “Serbia nuk kalon”.

Ndërkohë, Rama më 2018 paraqiste Xhakën dhe Shaqirin në një fotografi duke bërë shqiponjën me mbishkrimin “Photo of the day”.

“Katër vjet janë shumë! Evolucion!”­ – ka shkruar z. Ahmeti në Facebook.

Lajme të ngjashme