"Shoku" i Konjufcës "godet" Nagavcin: Ministrja po hesht rreth Institutit të Historisë
Shkodran Imeraj, historian nga Deçani që është pjesë e Institutit të Historisë, ka shkruar një status, në të cilin ai tregon të vërtetën e tij rreth ngjarjeve në këtë institucion.
Imeraj, që ka synuar të bëhet drejtor i Institutit, ka shkruar rreth mungesës së drejtorit në këtë institucion. Madje, ai ka krtikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për heshtjen ndaj ngjarjeve në Intitutit, duke e cilësuar si të “papranueshme” këtë heshtje.
“Edhe pse po bëhen gjashtë muaj që kur Institutit i Historisë në Prishtinë është pa Drejtor, heshtja e ministres Arbërie Nagavci për anulimin e konkursit për Drejtor pa asnjë bazë ligjore nga ana e Këshillit Drejtues të Institutit, është i papranueshëm.” – vlerësoi ai.
Ndonëse z. Imeraj ka një shoqëri me Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit e bashkëpartiak i Nagavcit, të cilën shoqëri e ka treguar edhe me publikim të fotove, nuk e ka penguar historianin nga Deçani të godet Nagavcin.
“Ajo me kohë ka qenë e njoftuar për shumë shkelje ligjore që ka bere ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Institutit, madje duke avancuar ajo vetën e mua në shkelje të plotë të Nenin 34, pika 3 të Statutit, prapë ministrja Nagavci heshtë.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë: