Shkrumb e hi: Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë i djeg 5 dyqane, shkakton dëme mijëra euro - NACIONALE

Shkrumb e hi: Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë i djeg 5 dyqane, shkakton dëme mijëra euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në orët e mbrëmjes, një zjarr ka kapluar “Tregun e Gjelbër” në Prishtinë. Për shkak të zjarrit të konsiderueshëm, aty intervenuan edhe zjarrfikësit, të cilët e neutralizuan zjarrin.

Megjithatë, në pamjet e sotme, mund të vërhen edhe ndikimet negative që shkaktoi ky zjarr. Ai ka lënë së paku 5 dyqane të djegura, siç edhe mund të shihen në fotot e Nacionalës.

E dëmi duket të jetë mijëra euro. Dy pronarë të lokaleve të djegura, të cilët folën me gazetarin e Nacionales, deklaruan se kanë humbur mbi 10 mijë euro nga djegia e mbrëmshme.

Kujtojmë që për këtë djegie, Policia e Kosovës lëshoi mbrëmë një deklaratë.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale.” – deklaroi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme