Shkoi për vizitë, e gjeti të vdekur në shtëpinë e tij: Policia jep detaje për rastin në Prizren
Një rast i vdekjes natyrale është raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Policia ka bërë të ditur se një dëshmitar kishte lajmëruar se ka shkuar për vizitë te një person, pasi për disa ditë, nuk ishte parë nga fqinjtë.
Por, kur shkoi, e gjeti të vdekur.
Njoftimi:
VDEKJE NATYRALE
Prizren / 11.03.2025 – 16:05. Me datën e lartcekur dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima mashkull kosovar pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij. Dëshmitari e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës ku edhe është konstatuar se personi ka ndërruar jetë. Ne konsultim me prokurorin kujdestar rasti i cilësuar Hetim i vdekjes inicohet Vdekje natyrore.