Shkëlzen Gashi sulmon pak Qeverinë Kurti: Shkoi gjysma e mandatit, s'bëtë asgjë
Shkëlzen Gashi që ishte dikur këshilltar i kryeministrit Kurti, ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë.
Gashi ka thënë se Kosova për 20 vjet ka dështuar të krijojë organe profesionale gjyqësore e policore.
Ai ka kritikuar edhe pushtetin actual, që sipas tij në gjysmën e mandatit, nuk ka bërë asnjë ndryshim domethënës.
POSTIMI:
dje dështuan organet gjyqësore, policore, shëndetësore... sepse për 20 vjet kosova s’arriti me kriju organe profesionale gjyqësore, policore, shëndetësore...
prandaj, ju votuam juve në mënyrë plebishitare, por ju shkoi gati gjysma e mandatit dhe pothuajse asnjë ndryshim domethënës as në gjyqësi, as në polici, as në shëndetësi... në asnjë fushë...