Shëndetësia e varfër: 21 shtretër në Mjekimin Intensiv për një Kosovë të tërë - NACIONALE

Shëndetësia e varfër: 21 shtretër në Mjekimin Intensiv për një Kosovë të tërë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Paramendojeni sikur në Kosovë të ndodhte një tragjedi, shembull një aksident komunikacioni ku të përfshira janë disa vetura e të lënduar kanë mbetur dhjetëra persona. Ose, në vend të ndodhë një fatkeqësi natyrore ku edhe në këtë rast kanë mbetur dhjetëra të lënduar.

Situatë e dhimbshme, por le ta imagjinojmë.

Këta persona, vështirë se mund të gjejnë trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së. Aty janë veç 21 shtretër për një Kosovë të tërë.

Nga ky shërbim theksojnë se kapacitetet me shtretër në këtë Mjekimin Intensiv janë gjithmonë të mbushur.

“Jemi me kapacitete shumë të limituara. Vetëm 21 shtretër për tërë këtë Kosovë. Dhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim në Njësinë e Mjekimit Intensiv është gjithmonë gati në limitet tona. Nganjëherë një pacient duhet të qëndrojë pak më gjatë në Emergjencë deri sa ta lirojmë një vend për të”, thotë Uka.

Në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK-së përveç këtyre rasteve, trajtohen edhe pacientët të cilët për shkaqe të ndryshme shëndetësore përfundojnë në gjendje kome. Por ata, sipas mjekëve të QKUK-së do të duhej të trajtoheshin në një qendër të veçantë e jo në ambientet e MIQ-it.

Pacientët në koma, të harruarit e institucioneve

Për më shumë se pesë muaj Ardonit Pozhari qëndroi në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK në gjendje kome. Ardoniti për fat të keq nuk arriti që t’i mbijetojë gjakderdhjes në kokë dhe ndërroi jetë të dielën e 19 qershorit.

Në gjendje kome në këtë klinikë janë edhe dhjetëra pacientë të tjerë. Për ta shtrohet nevoja që të trajtohen në një qendër të veçantë.

Por Kosova nuk ka qendra rehabilituese të specializuara për pacientët në koma. Mjekët thonë se këta pacientë, janë vendosur në këtë Klinikë, në mungesë të vendit adekuat për ta.

“Këta pacientë kanë nevojë shumë për një trajtim multi-diciplinar në një qendër të veçantë rehabilituese. Ne nuk kemi as kushte e as mundësi që një trajtim të tillë ta bëjmë pafundësisht këtu sepse thash jemi me kapacitete shumë të kufizuara të shtretërve”, thotë Uka.

Shefi i Mjekimit Intensiv të QKUK-së shpjegon se po të kishte Kosova qendër të vecantë rehabilituese atëherë trajtimi për pacientët në gjendje kome do të ishte shumë më efikas.

“Fatkeqësia është se në vendin tonë nuk kemi një qendër të specializuar për trajtimin e pacientëve që mbesin në gjendje komatoze të përhershme. Mos-mundësia e dërgimit të këtyre pacientëve në këto qendra, Fatkeqësia është që mos- mundësia e dërgimit të tyre në ëkto qendra, atëherë këta pacientë mund ta vazhdojnë jetën e tyre edhe për një periudhë të caktuar kohore, por ndoshta jo aq gjatë sikur të kishin marrë trajtimin në një qendër të tillë", shpjegon ai.

Ai shpjegon se numri i pacientëve që kërkojnë trajtim në mjekimin Intensiv është në limite gjithmonë.

Nganjëherë një pacientë duhet të qëndrojë më gjatë në Emergjencë, deri sa ne ta lirojmë një vend për ta”, thotë Uka.

Por në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK-së është edhe një repart i veçantë për të cilin pak flitet.

Ne e kemi një njësi që quhet njësia post-intensive e cila është e kompletuar me katër shtretër që është në funksion të QKUK-së. Aty kemi një mjek anestesiolog dhe infermieret tona që kanë marrë trajnimet mjaftueshme. Aty vendosen rastet më të rënda që s’mund të dërgohen as në repart e as në shtëpi".

Sidoqoftë, e vetmja gjë, që, të paktën, këtyre pacientëve nuk u mungon, janë barnat. Udhëheqësit e Qendrës Klinike thonë se gjendja në këtë drejtim është përmirësuar, në krahasim me vitin e kaluar, kur me furnizim barnash janë ngarkuar familjarët e pacientëve./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme