Selimi shkruan për dialog, Von Cramon dhe Ischinger e pëlqejnë
Ish Ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi ka botuar një “zingjir” cicërimash në llogarinë e tij personale Tuiter ku ka riprodhuar deklaratat kryesore të ditës që janë bërë nga diplomatët amerikanë dhe europianë rreth dialogut.
Këto postime të Selimit brenda minutash u pëlqyen nga Ambasadori Uolfgang Ishinger, që ishte njëherish edhe kryenegociatori i BE-së pranë Marti Ahtisaarit gjatë shpalljes së pavarësisë, por edhe Euro-deputetja Viola Von Cramon.
Përndryshe sot mediat kosovarë kanë botuar disa qëndrime të “forta” të përfaqësuesit special të SHBA-ve Escobar si dhe Ambasadorit Amerikan Christopher Hill rreth asociationit.
[LONG Thread] Some direct & serious messages sent today again by US & EU to #Kosovo. Firstly, US Envoy Escobar speaks at @ACEurope gives extensive remarks. He starts with: "US commitment to Kosova [using Alb name], their sovereignty, independence, integrity and security is firm."
— Petrit Selimi (@Petrit) December 2, 2022
Selimi ka thënë fillimisht se “Kosova ka marrë disa porosi të drejtëpëdrejta dhe serioze nga SHBA dhe BE. Fillimisht ishte Escobar që ka deklaruar se ‘zotimi i SHBA për Kosovën (duke përdorur emrin shqip), sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin është i patundshëm”.
Por Selimi më vonë citon Escobar që ka deklaruar dje në Këshillin Atlantik se “Asociacioni duhet dhe do të bëhet” por edhe Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd Christopher Hill që ka deklaruar dje në një intervistë për një medium serb se “Kurti ka kuptuar që e ardhmja e serbëve në Kosovë është prioritet absolut dhe se duhet të zgjedhet në cfarëdo procesi të normalizimit”.
Ish-kryediplomati kosovar në fund thotë se “deri sa ka qartësi se cka po pritet nga Kosova (Asociacioi), ka shumë mjegull se cka po marrim. Propozimi Franko-gjerman është plani I vjetër I Ishingerit për “dy Gjermanitë”, por njohja immediate nga pesëshja e BE-së, anëtarësimi në Partneritet për paqe dhe rruga e garantuar në NATO janë minimum.”
