Seksologu thotë se mbi seksualitetin duhet të mësohet qysh në çerdhe - NACIONALE

Seksologu thotë se mbi seksualitetin duhet të mësohet qysh në çerdhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

SEKS”, është një fjalë tabu në Kosovë, term i cili refuzohet të flitet nga familja, shoqëria, në shkolla e debate televizive. Por, e kundërta është nëpër kafene e në ndeja, aty gjithmonë flitet për seks.

Seksiologu kosovar, Hajrullah Fejza në një intevristë për Podcast Nacionale, thotë se nuk ish dashtë me pas frikë për të folur rreth diçkaje prej të cilës ne jemi krijuar.

Ai konsideron se kjo temë duhet të diskutohet edhe në shkolla, emisione e vende publike.

Sipas tij, rreth seksualitetit, fëmijët duhet të dijnë që nga mosha 2 vjeçare kur ata janë në kopësht.

Mosha e parë që duhet me mësu mbi seksualitetin është mosha 2 deri në 4 vite në kopshte. Tani është 4 deri në 6 vjeç, 6 deri në 8 vjeç. 8 deri në 12, 12 deri në 16 vjeç, dhe mbi 18 vite e tutje. Këto janë moshat që ju dedikohet edukimi gjithëpërfshirës mbi seksualitetin. Nëse fëmijët tanë fillojnë prej kopshtit me mësu gjëra që kanë të bëjnë me seksualitetin , nëse atij të moshës 2 vjeçare i tregohet pse ai ose ajo urinon ulë e kolegu i tij në këmbë, pse ai ka penis, ky ska. Paramendoni sa e tmerrshme është me i thënë një fëmije që të ka pru lejleku, ai mundet me mendu që ka humb dikund...”, është shprehur Fejza.

Lajme të ngjashme