Sekiraqët VS Capat: Ku ishte shteti mbrëmë?
Jemi në rrugën Dubrovniku në Aktash, ku mbrëmë pak para mesnatës ka ndodhë një shkëmbim i jashtëzakonshëm i zjarrit.
Dy familje të cilat, tash e një kohë dihet publikisht që janë në konflikt me njëra tjetrën, familja Sekiraqa dhe familja Capat ose Gashi, mbramë i kanë qeru hesapet këtu. Si pasojë e kësaj, një djalë i ri ka mbetur i vdekur, pesë të tjerë janë të plagosur.
Pyetja që shtrohet është: ku ke shteti mbrëmë, kur ndodhi ky qërim hesapesh.
Shteti dhe krejt ne, e kemi ditë që këto dy familje, gjasat reale ishin që do përfundonin këtu.
Para gjashtë-shtatë muajsh janë rrehë. Para një viti, janë gjuajtë me armë.
Qysh është e mundur që krejt këta ‘bashkëluftëtarë’, të dy familjeve, janë krejt në liri?
Nëse shteti nuk ndërhyn, nëse shteti i lë të lirë krejt ata që rrehen edhe që gjuhen me armë është pajtetër, që në fund kanë me përfundu kështu me viktima.
Pra, shteti e ndjek një person (jam dëshmitar i kësaj) që nuk e ka pagu një dënim të kerrit, e çojnë deri në fund dhe mirë bëjnë.
Por, pse shteti i mshelë sytë kur familje të fuqishme, persona të fuqishëm, rrahen, gjuhen e vrahen, e pastaj të njëjtit dënohen me kusht, lirohen për mbrojtje në liri.
Do të ishte për të mirën e tyre edhe të Capave edhe të Sekiraqëve, që me u arrest dhe me u mbajtë në burg sepse vetëm ajo e preventon një tragjedi të përmasave të mëdha, ku vdes një djalë në moshën e të 20-tave, rrehet një tjetër, plagoset një tjetër.
Prishtina ishte mbrëmë ‘Perëndim i egër’; QKUK, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia.
Kjo situatë do të parandalohej, nëse së paku Policia, do të ishte e preukopuar, aq sa jemi edhe ne të tjerët.
Me e pasë parasysh me i përcjellë, përgju, me i mbajtë nën hetime, mos me i mbajtë duart e lira.
Qysh këta njerëz, që gjuhen, rrehen e vrahen me njëri-tjetrin, kanë mundësi me e pasë gjithashtu krejt ato armë në dispozicion. Krejt atë arsenal.
A nuk kontrollohen ata njerëz?
A nuk bastisten ato familje? Për të mirën e tyre.
Mos me iu lënë arsenal që as FSK-ja nuk e ka. Mos me e lënë në duart e tyre.
Është e pabesueshme.