Saranda Ramaj: Cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e foshnjës pas konstatimit te vdekjes se nënës?
Gazetarja Saranda Ramaj ka reaguar me një shkrim në Facebook në lidhje me vrasjen e një gruaje në oborrin e QKUK-së.
Ajo ka thënë se një grua 35-vjeçare, në javeë e 41 të shtatzanisë është vrarë në oborrin e QKUK-së.
Tutje ajo ka vazhduar se për të paktën 1 ore e 30 minuta viktima ka qëndruar e shtrirë në oborr.
"E di që nuk është ndoshta momenti për të tilla pyetje, por çështja që në këto momente më intereson është: Cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e bebes pas konstatimit të vdekjes së nënës?", ka thënë Ramaj.
"Ndoshta mund te konstatohet gjendja e bebes pa ndonjë kontroll të detajuar. Nuk e di. Profesionistët ndoshta tregojnë", ka përfunduar Ramaj.