Rusia jashtë sistemit SWIFT, Goditja e rëndë ndaj ekonomisë - NACIONALE

Rusia jashtë sistemit SWIFT, Goditja e rëndë ndaj ekonomisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleatët thanë se angazhohen të veprojnë “kundër personave dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse. Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat ‘pasaporta të arta’ – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë qasje në sistemet tona financiare”. Në komunikatë thuhet se javën e ardhshme do të formohet “një grup punues transatlantik, që do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve financiare duke identifikuar dhe ngrirë pasuritë e individëve dhe kompanive të sanksionuara që ekzistojnë brenda juridiksioneve tona”. Në komunikatë u dënua sërish sulmi i Moskës mbi Ukrainën. Lufta e Rusisë paraqet një sulm ndaj rregullave dhe normave themelore ndërkombëtare që kanë mbizotëruar që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i mbrojmë. Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe kolektivisht do të sigurojmë që kjo luftë të jetë një dështim strategjik për Putinin. Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë orë të errët”.

Lajme të ngjashme