Rexhep Qosja: Kombi kosovar është ndarje e shqiptarëve, jemi një komb përgjithmonë - NACIONALE

Rexhep Qosja: Kombi kosovar është ndarje e shqiptarëve, jemi një komb përgjithmonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rexhep Qosja, albanologu më i rëndësishëm që ende gjallon, ka shkruar një opinon në lidhje me Kongresin e Drejtshkrimit, e ku fol gjërë e gjatë për rëndësinë e kësaj nisme, e cila shënon 50 vjetorin.

Por, ajo që ra në sy ishin pjesët e fundit të shkrimit të gjatë, e ku Qosja flet për kombin shqiptar e atë kosovar.

Ai thotë se drejtshkrimi e ka varrosur përpjekjen e Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe.

Me të, me këtë Drejtshkrim, në të vërtetë me këtë gjuhë letrare të njësuar, varroset përgjithmonë përpjekja e Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe: në kombin e, si e thotë ajo, albancave që përbëjnë Shqipërinë dhe në kombin e shqiptarëve, në të vërtetë shiftarëve, si na quante përbuzshëm, që përbëjnë kombin kosovar, Kosovën!” – shkroi z.Qosja.

Tutje, ish-politikani gjuhëtar shtoi se përpjekjet për të ndarë shqiptarët do të dështojnë.

Mjerisht përpjekjet për krijimin e kombit kosovar, domethënë për ndarjen, ndarjen e shqiptarëve në dy kombe sot po i vazhdojnë disa nga bashkëkombësit, bashkatdhetarët tonë në Kosovë e në Shqipëri. Por është shumë e sigurt se ato përpjekje do të dështojnë plotësisht. Shqiptarët, kudo janë, ishin, janë e do të jenë përgjithmonë, përgjithmonë Një Komb, kurse Shqipëria e Kosova një Shtet.” – përfundoi z.Qosja.

Lajme të ngjashme