Rektori i UP-së Arben Hajrullahu sulmon Nacionalen: A e keni mizën mas veshit, biçim medium? - NACIONALE

Rektori i UP-së Arben Hajrullahu sulmon Nacionalen: A e keni mizën mas veshit, biçim medium?

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Javë më parë Gazeta Nacionale publikoi një hulumtim ku vumë në pah se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka filluar të hetojë mbi 30 konkurse në Universitetin e Prishtinës.

Nacionale i kishte dërguar pyetje edhe rektorit Hajrullahu për këtë çështje, por në kohën kur e trajtuam këtë temë, i njëjti nuk kishte kthyer përgjigje.

Nacionale sot mori pjesë në një konferencë të thirrur nga rektori Hajrullahu, ku u interesuam edhe rreth të rejave për hetimin që po zhvillon Prokuroria Speciale.

“Dëgjoni…konferenca e ftuar këtu, është e ftuar enkas për rastin e uzurpimit të pronës nga KEDS si dhe duke mos i largu tendat për funksionalizimin e Fakultetit të Bujqësisë, kurse sapo ta përfundojmë konferencën unë i jap përgjigje mediumit tuaj”, tha fillimisht rektori Hajrullahu.

Ne dëgjuam rekomandimin e rektorit, por ai prapë nuk na u përgjigj. Në fakt, rektori sulmoi gazetën Nacionale duke thënë se ‘bën procese gjyqësorë në gjysmë të natës’.

“Po de po, këtë faktikisht masi të kryhet prej kësaj…Materialet për këtë mundeni me i pasë dhe do t’i trajtojmë mande temat sic duket nga disa mediume që bëjnë procese në gjysmë të natës. A ju e keni mizën mas veshit a?” – thotë rektori.

“Nuk mundem se nuk i di detajet. A di me folë kinezisht? A kam unë të drejtë mos me ditë?” –i thotë rektori Hajrullahu gazetares tonë, Besarta Hoti.

Lajme të ngjashme