Raportohet se një person është në gjendje të rëndë nga plagosja në Prishtinë
Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë.
Gazeta “Sinjali” duke cituar burime brenda emergjencës, ka raportuar se një burrë është në gjendje të rëndë.
Po ashtu, sipas raportimeve të mediave, shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas këtij rasti.
Ndërkohë Nacionale ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë parë dy vetura të ambulancës dhe zyrtarë policorë të cilët po merren me rastin.
Nacionale ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket një numër i madh i personave i mbledhur.
Ndërkohë, mediumi ynë ka kontaktuar policinë e Kosovës rreth rastit, por deri në këto momente nuk janë përgjigjur.
